Bota

Qindra të punësuar në ‘fabrikën’ e ‘fake news’ në St Petersburg. Meme, lajme dhe media sociale me urdhëra nga

9 Prill 2019, 15:15 Nga DOSJA
Qindra të punësuar në ‘fabrikën’ e ‘fake

St Petersburg, Rusi– Sulmi dhe prodhimi i informacionit online mund të jetë një punë shumë e gjallë dhe intensive. Mjafton të pyesni gazetaren ruse Lyudmila Savchuk e cila zbuloi për herë të parë fushatat e dezinformimit nga Rusia në vititn 2014.

Gazetarja 33 vjeçare nënë e dy femijëve filloi të kuptojë se një sasi e madhe websitesh dhe mediash sociale filluan të sulmojnë aktivistët opozitarë në qytetin e saj me një frekuencë që nuk ishte parë asnjëherë më parë.

Postimet ishin të gjitha goxha të ngjashme, sulmime verbale të koordinuara. Më vonë kur Savchuk kuptoi se agjensia ‘IRA’ ( Agjensia për Hulumtimin Online) e cila përflitej që kryente këtë lloj aktiviteti po kërkonte gazetar ajo shkoi për një intervistë.

Ajo u punësua si blogere dhe iu kërkua të paraqitej në një godinë të panjohur në periferinë e qytetit. Pasi u fut brenda u surprizua kur pa se qindra rusë të rinj po punonin aty me turne, ku paguheshin për të prodhuar content mediatik, si meme, pastime, artikuj etj.

Ndërkohë që ecte rrotull ambjentit, kamerat mbikqyrnin gjithçka. Ajo kupto se ‘IRA’ ishte e ndarë në disa departamente si: departamenti i lajmeve, departamenti i mediave sociale dhe një grup i cili prodhonte meme të njohur si demotivuesit.

Pavarsisht ndarjes së punës në seksione, produkti përfundimtar ishte pak a shumë i ngjashëm. SHBA-të, BE, opozita ruse ishin shënjestra të rregullta të agjensisë. Nga ana tjetër ishte Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, i cili merrte një postim pozitiv për triumfet e tij, sa do të vogla të ishin ato.

Çdo punëtor ka një kuotë që duhet ta arrijë çdo ditë dhe natë. Fabrika punon 24 orë në ditë, nuk ndalon asnjëhere në asnjë sekondë.

Në total Savchuk kaloi një periudhë 2 mujore në agjensi para se të shkruante artikullin public për ‘fabrikën’ e ‘fake news’ në një gazetë lokale.

Konkluzionet e saj ishin se kjo punishte ishte një projekt i Kremlimit i cili drejtohej nga një pronar restorantesh ne St Petersburg, Evgeny Prigozhin.

Edhe para se artikulli të botohej dhe të bëhej viral nëpër botë për skandalin që ishte, Savchuk jepte leksione mbi dezinformimin, ku tentonte të nxirrte emrat e punonjësve në këto agjensi, duke i vendosur ata në dritë të keqe.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fajke news ira lyudmila savchuk rusi st petersburg fajke news ira lyudmila savchuk rusi st petersburg

Sondazh

Poll