Bota

SHBA/ Fiton 1200$ në muaj, i pastrehu që jeton me mbeturinat e Zuckenberg-ut

10 Prill 2019, 09:18 Nga DOSJA
SHBA/ Fiton 1200$ në muaj, i pastrehu që jeton me mbeturinat e

Veterani ushtarak, bën plot 300 dollarë në javë duke shitur, objekte dhe veshje që gjen në koshat e mbeturinave të njerëzve të pasur.

Orta mbeti pa shtëpi dhe pa para, në momentin që bashkëshortja e la, pasi ishte kthyer në një person të alkoolizuar. Por, ai gjeti një mënyrë se si të mbijetonte në mes të katër rrugëve. Apartamenti i vogël i 56-vjeçarit i financuar nga qeveria, është i mbushur me gjetje nga koshat e mbeturinave të Zuckenbergut, i cili jeton vetëm tre blloqe larg tij në San Francisco.

Orta tha se synonte të sillte në shtëpi rreth 30 deri në 40 dollarë në ditë, nga shitja e gjërave që gjen nëpër koshat e plehrave.

“Asnjëherë nuk di se çfarë do të gjesh”,-tha Orta

Ai tha për ‘A Times’ se kujdeset mirë përpara se të kontrollojë në koshat e mbeturinave, që të mos ketë minj, zvarranikë të ndryshëm dhe gjen gjëra shumë me vlerë nga mbetjet e miliarderëve si IPad-e, veshje të firmave të ndryshme, lodra për fëmijë etj.

Përgjithësisht blerësit më të mirë, sipas Orta-s janë meshkujt sepse nuk kanë merak nga gjërat e përdorura. Lodrat e fëmijëve janë më pak të shitura sepse nënat e reja, denjojnë të blejnë të përdorura për fëmijët e tyre.

Nick Marzano, një fotograf australian, dokumenton se në botën e ‘mbledhësve’ të plehrave në San Francisko,  ka disa qindra ‘sipërmarrës’ si Orta.

Marrë dhe përshtatur nga: DailyMail

(R.L/Dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota i pastrehu që fiton 300 dollarë në javë mbeturina të miliarderëve orta zuckenberg i pastrehu që fiton 300 dollarë në javë mbeturina të miliarderëve orta zuckenberg

Sondazh

Poll