Bota

Zgjedhjet në Izrael/ Netanjahu drejt mandatit të pestë: Fitore e madhe

10 Prill 2019, 07:35 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Izrael/ Netanjahu drejt mandatit të pestë: Fitore e

IZRAEL– Partia Likud e kryeministrit izraelit, Benjamin Natanjahu dhe partia centriste bardhë e blu e gjeneralit në pension, Beni Gantz, kanë marrë thuajse nga 35 vende secila në Parlament.

Edhe pse vende të barabarta, rezultati e vendos Netanjahun në një pozicion të favorshëm për të krijuar një qeveri koalicioni të djathtë. Asnjë parti nuk ka fituar asnjëherë shumicën në Parlamentin izraelit dhe vendi gjithnjë është qeverisur nga koalicione.

Krah bashkëshortes së tij, Sara, Netanjahu e quajti mbrëmjen e djeshme “natën e një fitoreje të madhe”.

“Unë jam shumë i emocionuar sonte. Do të jetë një qeveri e drejtë, kam ndërmend të jem kryeministër i të gjithë Izraelit, të drejtë dhe të majtë, hebrenj dhe jo hebrenj”.

Rezultati ishte parashikuar pa një fitues të qartë gjë që ka sjellë edhe numrin e njëjtë të vendeve në parlament.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benjamin natanjahu zgjedhjet ne izrael benjamin natanjahu zgjedhjet ne izrael

Sondazh

Poll