Bota

Haradinaj shkarkoi Todosijeviç, Lista Serbe: ‘Provë’ se Prishtina nuk mund të përballet me të kaluarën

9 Prill 2019, 16:16 Nga DOSJA
Haradinaj shkarkoi Todosijeviç, Lista Serbe: ‘Provë’ se

KOSOVË– Lista Serbe ka reaguar pas shkarkimit të ministrit serb të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në reagimin e tyre lidhur me ngjarjen, Lsita Serbe shkruan shqiptarët duan vetëm serbë të dëgjuar dhe të përulur.

“Vendimi që për shkak ‘të vërtetës’ të shkarkohet Ivan Todosijeviç është ‘prova’ më e mirë se Prishtina nuk është e gatshme të përballet me të kaluarën. Sulmet ndaj anëtarit të kryesisë së Listës Serbe, Ivan Todosijeviç, si dhe rasti i shkarkimit të Rikallos dhe Mikiçit më herët, fatkeqësisht dëshmon gatishmërinë e disa personave që për një grusht eurosh tradhtojnë serbët. Ne i përkujtojmë komunitetit ndërkombëtar që këto shkarkime të anëtarëve të Listës Serbe janë një shembull i ndarjes etnike dhe shkelje e të drejtave kushtetuese,”– shkruhet në reagimin e serbëve.

Kryeministri Haradanaj shkarkoi ditën e sotme ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç pasi ai i quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut një trillim.

Ky nuk është shkarkimi i parë nga Haradinaj. Për thirrje antishqiptare më herët janë shkarkuar edhe ministrat Rikallo dhe Mikiçi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni haradinaj shkarkon ministrin serb ivan todosijeviç kosove lista serbe masakra e recakut haradinaj shkarkon ministrin serb ivan todosijeviç kosove lista serbe masakra e recakut

Sondazh

Poll