Bota

Algjeri/ Përplasje mes protestuesve, policia përdor ujë për të larguar demostruesit

9 Prill 2019, 16:15 Nga DOSJA
Algjeri/ Përplasje mes protestuesve, policia përdor ujë për

ALGJERI- Pas dorëheqjes së Presidentit Abdelaziz Bouteflika, pas disa javësh të demonstratave paqësore, në krye të vendit si president i përkohshëm u vendos Abdelkader Bensalah, por shumë njerëz nuk e pranojnë këtë, me justifikimin se vendi ka nevojë për ndryshime më radikale.

Bensalah, do të jetë në pushtet deri në zgjedhjet presidenciale, u zotua të punojë në interes të popullit. “Unë kam nevojë për të gjithë gjatë kësaj periudhe në vendin tonë për të zbatuar në mënyrë rigoroze kushtetutën, për të punuar fort, me besnikëri dhe me përkushtim”, -u shpreh ai para anëtarëve të parlamentit pasi ai u emërua.

Ai do të jetë në detyrë për 90 ditë. Sapo u njoftua emërimi i Bensalah, protestuesit dolën në rrugët e kryeqytetit algjer, duke protestur “Bensalah të largohet“.  77-vjeçari shihet si shumë afër ish-presidentit të sëmurë, i cili kishte qenë në pushtet për 20 vjet.

“Që nga fillimi i protestave në shkurt, demonstruesit nuk po përqendrohen vetëm te Bouteflika,”- sipas një analisti tëAlgjerisë, James McDougall për BBC.

Pretendimi ishte se Bouteflika u përdor nga një grup biznesmenësh, politikanë dhe zyrtarë ushtarakë, të cilët thuhet se e drejtojnë me të vërtetë vendin. Protestat kanë qenë paqësore dhe forcat e sigurisë nuk kanë përdorur taktika të rënda për t’i ndaluar, vetëm ujë për të qetsuar situatën.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota protestat ne algjeri protestat ne algjeri

Sondazh

Poll