Sport

Griezman “nxeh” sfidën: Mezi po presim të luajme kundër Bayern, do ua vështirësojmë jetën

13 Gusht 2020, 15:32 Nga DOSJA
Griezman “nxeh” sfidën: Mezi po presim të luajme

PORTUGALI- Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka dhënë një intervistë për mediat ndërkombëtare para ndeshjes me Bayern Munich. Ai është shprehur se mezi po e presin këtë ndeshje sepse janë stërvitur mirë dhe kanë për qëllim kualifikimin në gjysmëfinale. 29-vjeçari gjithashtu ka thënë se e vlerëson shumë ekipin kundërshtar por do t’ia vështirësojnë jetën.

 “Mezi po presim të luajmë kundër tyre. Kemi punuar mirë nga ana taktike dhe jemi gati të luajmë. I dimë vështirësitë e kësaj ndeshjeje, por duam të kualifikohemi në gjysmëfinale.Bayern me të vërtetë luan mirë futboll dhe kanë një sulmues të shkëlqyer. Janë një ekip i fortë fizikisht, por ne do të përpiqemi t’ua vështirësojmë jetën,” deklaron sulmuesi francez.

Barcelona dhe Bayern Munich do të përballen ditën e nesërme për të fituar një vend në gjysmëfinalen e Champions League në Portugali. Të dyja skuadrat kanë shumë pritshmëri që të kalojnë në fazën tjetër të kompeticionit edhe pse njera duhet të heqë dorë nga ëndrra për titullin kampion.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antoine griezmann cerekfinalet e champions antoine griezmann cerekfinalet e champions

Sondazh

Poll