Sport

Mposhtën Atalantën në limite flet Neymar: Fituam ndaj një ekipi fantastik, ishin supriza e Champions League

13 Gusht 2020, 14:52 Nga DOSJA
Mposhtën Atalantën në limite flet Neymar: Fituam ndaj një

PORTUGALI- Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar da Silva Santos Júnior dha një intervistë për mediat ndërkombëtare pas ndeshjes me Atalantën. Pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA, 28-vjeçari tha se kaloi një kohë të shkëlqyer në ndeshje edhe pse ishte e vështirë që të fitonin. Ai gjithashtu tha se ekipi i Atalantës ishte surpriza e Champions League dhe se bënë një ndeshje shumë të mirë.

“ Ishte një mbrëmje e shkëlqyer. Fituam kundër një ekipi fantastik. Kanë bërë një sezon mjaft të mirë: ata janë surpriza e Ligës së Kampionëve. Luajnë mirë, por ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer: ishte e vështirë, por jemi të lumtur,” u shpreh sulmuesi brazilian.

PSG arriti të kualifikohej me shumë vështirësi ndaj Atalantës me përmbysje 2-1 për gjysmefinalet e Ligës së Kampionëve në minutat e fundit të ndeshjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjysmefinale e champions league neymar jr gjysmefinale e champions league neymar jr

Sondazh

Poll