Aktualitet

Kanosi me armë punonjësit e bregdetit në Radhimë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

13 Gusht 2020, 09:02 Nga DOSJA
Kanosi me armë punonjësit e bregdetit në Radhimë, arrestohet

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshime penale. Mes të arrestuarve është edhe 39-vjeçari me iniciale E. A. (Z.), i cili dy ditë më parë  kanosi me armë dy punonjës së Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Radhimë.

39-vjeçari u konfliktua me punonjësit dhe i kanosi ata me armë sepse pretendonte se zotëronte tokë në bregdet.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që kanë kryer vepra penale të ndryshme, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 49 vjeç dhe K. K., 55 vjeç, banues në fshatin Brataj, Vlorë, pasi në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Brataj janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara cannabis sativa dhe dyshohet se këta shtetas janë autorë.
—-
Policia ka ndaluar shtetasin E. A. (Z.), 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 11.08.2020, në zonën e Radhimës, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për shkak të detyrës.
—-
Gjithashtu është ndaluar shtetasi në kërkim T. V., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona në vlorë arrestohen 4 persona në vlorë

Sondazh

Poll