Aktualitet

Kishte futur në bagazhin e makinës 12 emigrantë dhe po i trafikonte, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13 Gusht 2020, 09:01 Nga DOSJA
Kishte futur në bagazhin e makinës 12 emigrantë dhe po i

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm. Policia njofton se ka finalizuar operacionin “Destiancioni”, ku është sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike, një automjet dhe 1 celular.

Më tej njoftohet se arrestimi i 28-vjeçarit është bërë, pasi ai është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë. Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, një automjet dhe 1 celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, lënda narkotike dhe 1 celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia tirane trafikimi i emigranteve policia tirane trafikimi i emigranteve

Sondazh

Poll