Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID-19 mësuesi nga Mirdita, prej 10 ditësh ndodhej në intubim tek Infektivi

13 Gusht 2020, 07:58 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga COVID-19 mësuesi nga Mirdita, prej 10

TIRANË– Ndërron jetë një mësues nga Mirdita, i cili ishte i infektuar me COVID-19. Mësohet se mësuesi Gjon Kola prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë dhe ndodhej prej 10 ditësh në intubim. Nuk dihet nëse mësuesi vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Për këtë ngjarje, ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sakaq, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 29-vjeçari me inciale Xh.K, i infektuar me COVID-19 u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Dyshohet se i riu bëri këtë akt, pasi ditët e fundit kishte përjetuar shumë stres dhe ankth.

Ndërkohë, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 141 raste të reja. Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 208 vdekje dhe aktualisht janë 3057 persona të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll