Aktualitet

Rregullat e reja për beqarët, ja si mund të shkoni në Gjermani tek partneri. Dokumentet që do iu kërkohen në kufi

13 Gusht 2020, 08:36 Nga DOSJA
Rregullat e reja për beqarët, ja si mund të shkoni në

TIRANË- Qeveria e Gjermanisë ka ndryshuar rregullat për hyrjen e emigrantëve të huaj. Në një vendim qeveria federale gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt”  përfshihet këtu edhe Shqipëria, për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani.

Njoftimi për rregullat e reja është bërë nga TIA (Tirana International Airport), ku shkruan se ndryshimet vlejnë për gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

NJOFTIMI I PLOTË

?Rregullat e reja për hyrjen ne Gjermani për partnerët e pamartuar ?️‍????? ?Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme: ?Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë. ?Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:

1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën, 2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve; 3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj. ?Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Policisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman. ?Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë, thuhet në njoftimin zyrtar te Qeverisë Federale Gjermane.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rregullat e udhetimit ne gjermani tirana international airport udhetimi ne gjermani rregullat e udhetimit ne gjermani tirana international airport udhetimi ne gjermani

Sondazh

Poll