Aktualitet

Shullazi në izolim 41-BIS, avokati Meçi: U bë një padrejtësi e madhe, i kam dërguar letër Metës, Ramës e Ruçit

13 Gusht 2020, 07:58 Nga DOSJA
Shullazi në izolim 41-BIS, avokati Meçi: U bë një

TIRANË- Avokati i Emiliani Shullazit, Vladimir Meçi ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të izoluar klientin e tij.

Meçi shprehet se Shullazi mbahet padrejtësisht i izoluar dhe duhet të rishikohet ligji që aplikohet. “Padrejtësia u bë shumë e madhe, i kam dërguar letër Metës, Ruçit dhe Ramës”, shprehet Meçi, duke kërkuar që vendimi të rishikohet për klientin e tij. 

Mbrotjësi ligjor i Shullazit në letrën e tij shprehet se Shqipëria nuk gjendet në kushtet e Italisë ku u përdor për herë të parë ky regjim pasi mafia vrau magjistratin Giovani Falcone.

“Sqarojmë se Emiljano Shullazi, ka në paraburgim plot 4 vjet e 3 muaj, ne dy vjet e gjysëm ka qenë edhe i punësuar në Bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullores ndaj tij. Si ta shpjegojmë që ky indicid, ka respektuar me përpikmëri rregulloren nga njëra anë dhe një ditë të bukur me diell, si ‘rrufe në qiell të pastër”, u bë “Armiku Publik” që duhej patjetër të izolohej në regjimin e posacëm 41 bis?”, thekson avokati.

Ai shton se Shullazi nuk është subjekt i regjimit 41-BIS, pasi nuk ka mbajtur kontakt me asnjë organziatë kriminale gjatë kohës kur ka qenë në qeli, por ka qenë punonjës i bibliotekës së burgut. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama emiliano shullazi regjimi 41 bis vladimir meci edi rama emiliano shullazi regjimi 41 bis vladimir meci

Sondazh

Poll