Aktualitet

Tenderi i dyshimtë, ‘Gjikuria’ shpallet fituese e garës për ndërtimin e ujësjellësit në Drimadhe. ‘Mbush xhepat’

13 Gusht 2020, 07:32 Nga DOSJA
Tenderi i dyshimtë, ‘Gjikuria’ shpallet fituese e garës

TIRANË- Banorët e zonës turistike të Drimadhes dhe të Dhërmiut shumë shpejt mund të ketë një furnizim më të mirë me ujë. Ministria e Infrastrukturës ka zhvilluar pak ditë më parë tender me objekt “Furnizimi me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi”, i cili do u kushtojë qytetarëve me shumë se 225,992,608 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2,7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Siç shihet nga dokumentet e Agjencisë së Prokurimit Publik, rrjeti i ri i ujësjellësit duhet të bëhet për 12 muaj, pra në sezonin e ardhshëm turistik, pushuesit do kenë një problem më pak në Drimadhe dhe Dhërmi.

Firma fituese e këtij tenderi është “Gjikuria”, e cila njihet në zonë, pasi ka fituar shumicën e tenderave për punët publike që janë bërë në fshatrat turistik të jugut. Edhe pse në këtë tender kanë marrë pjesë tre kompani, dhe “Gjikuria”  është shpallur fituese dhe pse nuk ka pasur ofertën më të ulët.

Por kjo kompani mori nga Belinda Balluku ka marrë dhe plot 4,5 miliardë lekë të vjetra me TVSH për trajtimin e ujërave te ndotura në Drimadhë, në një tender të dyshimte, pasi një kompani tjetër kishte ofruar 400 milionë lekë më pak.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku gjikuria ujesjellsi ne drimadhe belinda balluku gjikuria ujesjellsi ne drimadhe

Sondazh

Poll