Aktualitet

Rrahu bashkëshorten, arrestohet 63-vjeçari në Kuçovë

13 Gusht 2020, 07:54 Nga DOSJA
Rrahu bashkëshorten, arrestohet 63-vjeçari në

KUÇOVË- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga e Policisë në Kuçovë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Në një postim për mediat, Policia lokale njofton se në pranga ka rënë shtetasi S.K., 63 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.K., 63 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton Policia.

Ky arrestim vjen në një kohë kur dhuna në familje është bërë një fenomen shqetësues. Ditët e fundit policia ka njoftuar disa arrestime të burrave që dhunojnë bashkëshortet e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kucove dhuna ne familje policia berat arrestim ne kucove dhuna ne familje policia berat

Sondazh

Poll