Aktualitet

Sherr mes dy grave në Fier, njëra shkon e gjakosur në spital, tjetra përfundon në pranga

13 Gusht 2020, 08:57 Nga DOSJA
Sherr mes dy grave në Fier, njëra shkon e gjakosur në spital,

FIER- Një sherr mes dy grave ka ndodhur sot në mëngjes në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hasturkas, ku 46-vjeçarja F.N ka qëlluar me gurë në kokë bashkëfshataren e saj D.K. 56 vjeçe.

Kjo e fundit ka shkuar me një plagë në kokë në spital dhe aty ka treguar se ka pasur një sherr për motive të dobëta me 46-vjeçaren, e cila tashmë është arrestuar nga Policia.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia fier sherr mes grave policia fier sherr mes grave

Sondazh

Poll