Bota

Turqia kërkon zgjidhje paqësore me Greqinë por nuk tërhiqet nga pretendimet: Çdo pikë uji është e vlefshme

12 Gusht 2020, 16:52 Nga DOSJA
Turqia kërkon zgjidhje paqësore me Greqinë por nuk tërhiqet

TURQI-Turqia kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë për zonat ekonomike nëpërmjet dialogut. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në një deklaratë për mediat, është shprehur, se Ankaraja nuk do të heqë dorë kurrësese nga të drejtat dhe interesat në rajon.

Turqia dhe Greqia prej kohësh janë në konflikt për burimet e hidrokarbureve në detin Mesdhe. Tensionet janë rritur edhe më tej, pasi Turqia nisi të hënën një operacion kërkimor, në një zonë të kontestuar midis dy vendeve.

Athina zyrtare ka dënuar operacionin kërkimor të anijes “Oruc Reis”, duke thënë se hyri në mënyrë ilegale në ujërat greke. Më tej grekët kanë shtuar, se pas daljes nga porti “Oruc Reis”. u shoqërua nga anije lufte turke.

Ndërkohë nga ana tjetër, Akar është shprehur se Turqia do kërkon zbatimin e ligjit ndërkombëtar.

Pavarësisht kësaj, ne duam të besojmë, se mirëkuptimi do të prevalojë. Si në terren ashtu edhe në tryezë, ne jemi për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, fqinjësinë e mirë dhe dialogun. Ne duam të gjejmë një zgjidhje politike nëpërmjet paqes dhe ligjeve ndërkombëtare“, tha Akar.

Më tej ai shtoi, se për Turqinë, cdo pikë uji është me vlerë.

Duhet ta kenë të qartë se ujërat tonë janë atdheu jonë blu. Çdo pikë është e vlefshme“, përfundoi Akar.

Marrë dhe përshtatur nga Ekathimerini

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hulusi akar konflikti greqi-turqi hulusi akar konflikti greqi-turqi

Sondazh

Poll