Bota

ZYRTARE!  Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës

12 Gusht 2020, 16:29 Nga DOSJA
ZYRTARE!  Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale ka thënë se ka marrë autorizimin nga AAK- ja që të jetë kandidat për President i Kosovës. Po ashtu ai ka treguar se në mbledhjen e kryesisë është folur edhe për “rikonfigurim të Qeverisë”.

Ndër të tjera ai thotë se Aleanca do të përkrahë bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Sakaq në lidhje me dialogun Kosovë Serbi thotë se janë për një marrëveshje  që sjell njohjen në kufijtë ekziztues.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.

Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.

Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë ekziztues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll