Bota

Tragjike! Në Mal të Zi foshnja 6 muajshe rezulton pozitiv me Covid-19

12 Gusht 2020, 16:48 Nga DOSJA
Tragjike! Në Mal të Zi foshnja 6 muajshe rezulton pozitiv me Covid-19

MAL I ZI- Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi ditën e sotme kanë njoftuar se një foshnje  foshnje gjashtë muajshe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Mësohet se aktualisht ajo po trajtohet për sëmundjen vdekjeprurëse në Spitalin e Përgjithshëm në Berane. Në spital po ashtu janë të shtruar edhe 43 pacientë të tjerë ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

 “Një total prej 6 pacientësh kanë gjendje më të rëndë, dy prej të cilëve janë me ventilim mekanik jo-invaziv. Një foshnjë gjashtëmujore e cila është pozitive, gjithashtu po trajtohet në spital”, thuhet në një deklaratë të institucionit shëndetësor.

Mali i Zi deri më tani ka konfirmuar se 3748 raste me COVID-19 dhe 71 vdekje.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në mal të zi koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll