Sport

Tare godet sërish në merkato, gati për të afruar në skuadër David Silvën dhe Vedat Muriqin

12 Gusht 2020, 09:20 Nga DOSJA
Tare godet sërish në merkato, gati për të afruar në

ITALI- Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, prej vitesh tashmë është një ndër më të mirët në Itali dhe goditjet e tij në merkato janë për tu pasur zili.

Sot mësohet se Tare ka bindur një lojtar shumë të mirë për të qenë pjesë e italianëve për sezonin e ardhshëm. Mësohet se fantazisti i njohur spanjoll David Silva, të cilit i përfundon kontrata me Manchester City-n dhe në moshën 34-vjeçare është joshur për një transferim në Itali, ku Tare i ka bërë gati një kontratë të vlefshme për 3 sezonet e ardhshme.

Ndërkohë bëhet me dije se Tare, është ka arritur një marrëveshje me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili kërkohet dhe nga klube të tjera në Evropë.

Drejtori sportiv i Lazios ka arritur marrëveshjen me turqit e Fenerbahces për një shifër prej 16 milionë eurosh, plus 4 të tjera në formë bonusi, ndërsa Muriqi pritet të nënshkruajë për 4 sezone me bardhekaltrit.

Dje u konfirmua dhe lajmi se Tare kishte bindur për të qëndruar në ekip dhe sulmuesin Ciro Immobile, i cili është një ndër më të mirët në Itali.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport david silva igli tare vedat muriqi david silva igli tare vedat muriqi

Sondazh

Poll