Sport

Kontribuan në fitimin e kampionatit të 25-të, Tirana përcjell 6 lojtarë: Meritojnë një vend në histori

10 Gusht 2020, 20:25 Nga DOSJA
Kontribuan në fitimin e kampionatit të 25-të, Tirana

TIRANË- Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar largimin e gjashtë lojtarëve, të cilët dhanë një kontribut të madh për fitimin e titullit kampion. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  klubi ka falenderuar lojtarët për kontributin me fanellën bardh e blu. Gjithashtu Tirana i ka uruar sukses lojtarëve në vazhdim.

Postimi i plotë

Faleminderit Kampionë!
KF Tirana falenderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim.

Të larguarit nga Tirana janë Sidibe, Ismael Dunga, Mario Morina,Edvan Bakaj, Erando Karabeci dhe Edon Hasani

Pas 11 vitesh Tirana arriti të fitonte titullin kampion pas 11 vitesh . Me fitimin e këtij kampionati, Tirana e con në 25 numrin e titujve në Superligë. Tashmë Tirana do të nisë fushatën në Champions League, ku në turin e parë do të ketë përballë gjeorgjianët e Dinamo Tbilis.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tirana tirana

Sondazh

Poll