Sport

Spektakël në Gjermani, 3 gola brenda 10 minutave, Inter kryeson 2-1 ndaj Leverkusen

10 Gusht 2020, 19:32 Nga DOSJA
Spektakël në Gjermani, 3 gola brenda 10 minutave, Inter kryeson 2-1

EUROPA LEAGUE-Inter ka shënuar dy herë brenda 6 minutave përballë gjermanëve të Bayer Leverkusen. Sfida u zhbllokua në minutën e 15′ nga mesfushori Nicolo Barella.

Pas një rrëmuje në zonën e gjermanëve, Barella gjen rrugën e rrjetës, nëpërmjet një gjuajtje të bukur. Portieri i gjermanëve nuk mund të bënte asgjë tjetër vecse të nxirrte topin nga kuadrati.

Ndërkohë 6 minuta më vonë, Lukaku pas një dyluftimi në zonën e Leverkusen shënon golin e dytë. Belgu është rrëzuar nga mbrojtësi i Leverkusen, por ka arritur ta dërgojë topin në rrjet.

Tre minuta më vonë, Leverkusen ka shkurtuar me talentin Kai Havertz. Gjermani ka arritur të mposhtë portierin Handanovic pas një gjuajtje të fortë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayer leverkusen inter bayer leverkusen inter

Sondazh

Poll