Sport

Nuk do të udhëtojnë me ekipin në Lisbonë, zbulohen emrat e lojtarëve të Atletico Madrid të infektuar me COVID-19

10 Gusht 2020, 15:38 Nga DOSJA
Nuk do të udhëtojnë me ekipin në Lisbonë, zbulohen

SPANJË -Zbulohen emrat e dy lojtarëve të Atletico Madrid të prekur nga COVID-19. Sipas Corrieredellosport, ata janë Angel Correa dhe Sime Versaljko.  Dy futbollistët rezultuan pozitiv pas testit të kryer të shtunën.

Ndërkohë e gjithë skuadra i është nënshtruar sërish testit, ku për fat të mirë kanë rezultuar negativë. Për këtë arsye, UEFA ka dhënë dritën jeshile për zhvillimin e ndeshjes ndaj Leipzig ditën e enjte, e cila do të luhet në Lisbonë dhe ishte në rrezik për t’u shtyrë më 21 gusht.

Versaljko dhe Correa për momentin ndodhen në shtëpi të izoluar dhe janë asimptomatikë. Correa ndër të tjera, po rekuperohet edhe nga një dëmtim.

Ditën e djeshme klubi spanjoll njoftoi në një komunikatë për mediat infektimin me COVID-19 të dy lojtarëve të saj. Në komunikatë thuhej, se për dy të infektuarit, ishin vënë në dijeni, UEFA, Federata Spanjolle dhe Portugeze e Futbollit, autoritetet shëndetësore në Portugali dhe Spanjë, si dhe Këshillin e Lartë Sportiv.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dy lojtare te atletico madrid me covid dy lojtare te atletico madrid me covid

Sondazh

Poll