Sport

Presidenti i Veronës elozhe për lojtarët shqiptarë: Rrahmani një mbrojtës i kompletuar, Kumbulla i destinuar për një klu

10 Gusht 2020, 16:23 Nga DOSJA
Presidenti i Veronës elozhe për lojtarët shqiptarë: Rrahmani

ITALI-Presidenti i Veronas, Maurizio Setti, ka vlerësuar maksimalisht mbrojtësin shqiptar Amir Rrahmani, i cili është transferuar tek Napoli. Në një intervistë për rasio “Kiss Kiss”, Setti e quajtur Rrahmanin një profesionist të vërtetë, potenciali i vërtetë i të cilit, do të shihet me ekipin e kaltër.

Një profesionist i madh, duhet të tregojë akoma nga potenciali i tij dhe jam i sigurtë që me bluzën e kaltër do të tregojë vlerat e tij. Ka goditur disa shtylla këtë vit, por jam i sigurtë se do të përmirësohet për të gjetur rrugën e rrjetës. Është shumë i shpejtë, një mbrojtës i kompletuar, nuk besoj se do të ketë probleme të luaj me mbrojtje me 3 apo 4. Është mjaft inteligjent dhe mund të kompletohet si lojtar nën drejtimin e Gattusos“, tha Setti.

Përsa i përket talentit Marash Kumbulla, Setti u shpreh, se do të transferohet në një klub të madh. Gjithashtu ai ka treguar arsyet pse talenti kuq e zi nuk zgjodhi Napolin.

Kumbulla tek Lazio ose Interi? Ka pasur një interes të fortë nga Napoli po lojtari ka preferuar që të marrë kohë për të reflektuar. Ky ka qenë motivi i vetëm pse nuk u transferua tek të kaltrit. Tani janë shumë skuadra pas tij, është një djalë i talentuar, i destinuar për të pasur karrierë në një klub të madh“, vijoi presidenti i Veronës.

Marrë nga Corrieredellosport

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amir rrahmani marash kumbulla maurizio setti amir rrahmani marash kumbulla maurizio setti

Sondazh

Poll