Sport

“Dua të fitoj kudo”, Ilir Daja flet si trajner i Partizanit: Pritshmëritë janë shumë të larta, është një projekt af

10 Gusht 2020, 09:32 Nga DOSJA
“Dua të fitoj kudo”, Ilir Daja flet si trajner i Partizanit:

TIRANË- Ilir Daja është prezantuar si trajner i Partizanit dhe shprehet se pritshmëritë janë maksimale. Në konference për mediat, Daja në krah të drejtorit Olsi Rama tha se nuk ka ende një objekt konkret, por gjithçka do të vendoset në nisje të kampionatit.

Më tej ai u shpreh se ky është një projekt afatgjatë dhe të gjithë kërkojnë që ky të jetë një vit i suksesshëm.

Jam i gëzuar që m’u besua mua ky projekt. Falënderoj presidentin dhe drejtorin. Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen E para te Skënderbeu kalova shumë sukses. Ka patur sukses në kampionatin shqiptar. Nuk është problem i madh që lëviz sepse në çdo klub dua të marr maksimumin. Këtë do të bëj dhe te Partizani. Te çdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por dhe të kundërshtarëve. Ky jam unë.

Në historinë e futbollit shqiptar kam fituar 3 kampionate me 3 ekipe të ndryshme. Jam i vetmi trajner që kam drejtuar të 3 ekipet të kryeqytetit. Trajneri është tifoz me ekipin që drejton energjitë duhen të përqendrohen. Mentaliteti i fituesit duhet të përçohet kudo. Të marrim dhe trofe të tjerë në futbollin shqiptar. Secili klub ka pjesën e vet individuale. Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë dua të vazhdoj edhe këtë sezon. Partizani ka pritshmëri maksimale. E dëgjova drejtorin me vëmendje. Do të dalim me objektiv konkret kur të fillojë kampionati”, u shpreh Ilir Daja në konferencë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja ilir daja tek partizani olsi rama ilir daja ilir daja tek partizani olsi rama

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2020, 14:19

ITALI- Andrea Pirlo që prej ditës së djeshme është trajneri i ri i Juventus. Në lidhje me këtë lëvizje, është pyetur edhe trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, i ...