Sport

Ilir Daja kthehet në kryeqytet, prezantohet nesër si trajner i Partizanit

9 Gusht 2020, 19:16 Nga DOSJA
Ilir Daja kthehet në kryeqytet, prezantohet nesër si trajner i

TIRANË -Ilir Daja do të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi. Sipas njoftimi, Daja do të prezantohet ditën e nesërme në orën 11:00.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit.

Përpara Partizanit, Daja ishte ulur në stolin e Skënderbeut, të cilin e udhëhoqi drejt kualifikimit historik në grupet e Europa League. Më 8 gusht, nëpërmjet një postimi në Facebook, ai njoftoi shkëputjen e kontratës me korçarët.

Në të shkuarën, Daja ka drejtuar disa nga ekipet më të mëdha të kampionatit shqiptar, mes të cilëve Tirana, Dinamo, Elbasani, Flamurtari, Besa dhe Skënderbeu. Daja ka arritur të fitojë Superligën me Elbasanin, Dinamon dhe Skëndërbeun.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja partizani prezanton ili dajen ilir daja partizani prezanton ili dajen

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2020, 14:19

ITALI- Andrea Pirlo që prej ditës së djeshme është trajneri i ri i Juventus. Në lidhje me këtë lëvizje, është pyetur edhe trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, i ...