Sport

Daja tek Partizani, Olsi Rama: E binda shumë thjeshtë, objektivi kryesor është përmirësimi i lojës

10 Gusht 2020, 09:42 Nga DOSJA
Daja tek Partizani, Olsi Rama: E binda shumë thjeshtë, objektivi

TIRANË- Drejtori Sportiv i Partizanit, Olsi Rama, është shprehur sot se kontrata me trajnerin Ilir Daja është afatgjatë. Në konferencën për mediat gjatë prezantimit të Dajës në krye të stolit të të kuqve, Rama tha se e ka pasur shumë të thjeshtë për ta bindur.

Ai tha se objektivi kryesor është përmirësimi i lojës, ndërsa rezultatet do të shikohen në vijim, ku do të vendosen hap pas hapi dhe objektivat e tjerë.

Shpresojmë ta vlerësojmë me disa sezone të mira me në krye Ilir Dajën. Është një trajnerët më të mirë në Shqipëri. Është më se normale për Partizanin të kërkojë ecurinë e duhur. Marrëveshja me Dajën ka qenë më e thjeshta që kam bërë. Mjaftoi një bisedë dhe shtrëngim duarsh. Kemi gjëra të përbashkëta. Një gjë interesante nga biseda që pata me Ilirin, gjëja e parë që më kërkoi ishte fusha me bar.

Kemi një objektiv konkret, Partizani të bëhet një ekip me koncept loje, me disiplinë brenda dhe jashtë fushe. E nisëm, para dy vitesh, por nuk e vazhduam dot këtë sezon. Nuk kemi vendosur objektivë për pritshmëri  për tituj, por të vendosim baza të shëndosha dhe për më tej. Objektivi kryesor është loja. Kontrata është afatgjatë, Daja urojmë të zgjidhë hallet tona. Bashkë me stafin e vet duke vendosur dhe strukturën e klubit jo vetëm për ekipin e parë, por dhe për ekipin B”, tha ndër të tjera Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja ilir daja tek partizani olsi rama ilir daja ilir daja tek partizani olsi rama

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2020, 14:19

ITALI- Andrea Pirlo që prej ditës së djeshme është trajneri i ri i Juventus. Në lidhje me këtë lëvizje, është pyetur edhe trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, i ...