Aktualitet

I preu kokën me thikë nënës së tij/ Gjykata vendos “arrest me burg” për Olsi Çekiçin, ish-gruaja kërkon t’i m

10 Gusht 2020, 08:44 Nga DOSJA
I preu kokën me thikë nënës së tij/ Gjykata vendos

POGRADEC- Ditën e sotme gjykata e Pogradecit ka vendosur “arrest me burg” për Olsi Çekiçin, 44-vjeçari që i preu kokën me thikë nënës së tij. Vendimi u dha nga gjyqtarja Luljeta Kolonja, pas akuzave të ngritura nga prokurori Gjergj Ceka. Ndërkohë, autori u mbrojt nga avokati Sokol Mihali.

Ky i fundit kërkoi që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore. Por, ai nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore, që të vërtetonte gjendjen mendore të 44-vjeçarit.  Për këtë arsye, kjo kërkesë e tij u rrëzua nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.

Ndërkohë, 44-vjeçari u shfaq i qetë në seancë dhe me maskë në fytyrë. Në sallën e gjyqit ai ishte i rrethuar nga tre policë. Po kështu, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme ai mbërriti në gjykatë i rrethuar nga shumë forca policie.

Sakaq, sot në gjykatë është shfaqur edhe avokati i ish-gruas së 44-vjeçarit. Ky i fundit do të kërkojë që kujdestarinë e vajzës ta marrë e ëma e saj.

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin më 6 gusht. Olsi Çekiçi i preu kokën me thikë nënës së tij, 70-vjeçares, Firdes Çekiçi dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak. Fillimisht sherri nisi mes Olsit dhe vajzës së tij, për një celular. Ai tentoi të vriste vajzën e tij dhe në këto momente ndërhyri nëna e tij. Pas përleshjes, ai vrau këtë të fundit.  44-vjeçari vruante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kurohej. Psikiatri i tij deklaroi se ai konsumonte shumë alkool.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali vret nenen me thike ne pogradec olsi cekici djali vret nenen me thike ne pogradec olsi cekici

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 09:12

ELBASAN– Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë lënë në burg ditën e sotme. Ata akuzohen se kanë ma...

Aktualitet 10 Gusht 2020, 07:36

PËRMET– Policia e Përmetit ka arrestuar sot një 38-vjeçar, i cili është kapur me 15 doza kokainë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi ...