EMRI/ Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, Policia i gjen më shumë se 1 kile heroinë: E kishte gati për shitje
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi Policia gjatë një kontrolli i ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 75 gram lëndë narkotike e llojit heroinë. Në një njoftim për mediat, Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Endrit Zeqaj, 31 vjeç dhe banues në Tiranë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit Nr.3 kanë ushtruar kontroll në banesën e tij dhe ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr, lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia ”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Sekuestrohen 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike heroinë. Vihet në pranga 31-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Porosia ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë dhe peronat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.
Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Nuk zbatuan protokollet anti-covid, gjobiten 4 pronarë restorantesh në Fier
FIER- Policia e Fierit gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren ka gjetur në shkelje katër pronarë restorantesh. Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije s...
Sërish radhë në Morinë, qindra qytetarë nga Kosova dynden drejt Shqipërisë për pushime
MORINË- Pika kufitare e Morinës është bllokuar sërish mëngjesin e sotëm. Qindra qytetarë nga Kosova, të pa frikësuar nga COVID-19, janë nisur që në orët e ...
Ishte pjesë e trupës që zbuti dënimin për Dritan Dajtin, shkarkohet gjyqtari Nikolli. KPK i gjen probleme në pasuri
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot seancën për gjyqtarin Aleks Nikolli. Në përfundim të hetimit kundër tij, KPK ka vendosur ta shk...
67-vjeçarja që u gjet e vdekur në Laprakë ishte me sklerozë, konfliktohej herë pas here me të birin që vuante nga proble
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e 67-vjeçares, Veronika Ramadani në Laprakë. Mësohet se viktima ishte me sklerozë, ndërkohë i ...
Doni të jeni pjesë e Forcave të Armatosura? Mbani mend këto data dhe procedurat për aplikimin
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë sot një njoftim për të gjithë ata që kërkojnë të aplikojnë për tu bërë pjesë e Akademisë së Forc...
Organizoni dasmë në lokalin e tij/ Gjobitet me 10 mln lekë pronari në Fushë-Krujë
FUSHË-KRUJË/ Policia e Fushë-Krujës ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një lokali, pasi organizoni një dasmë në biznesin e tij. Mësoh...
FOTO/ ISHP thirrje qytetarëve: Zbatoni këto tre masa të thjeshta dhe nuk do infektoheni me COVID-19
TIRANË– Instituti i Shëndetit Publik u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ISHP shkruan se ku...
“Këtu kam 210 të shtruar”/Mjekja tek “Shefqet Ndroqi” ngre alarmin: Atyre që u del tamponi negativ, virusi u ka kalua
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në spitalet COVID po marrin mjekim 112 pacientë. Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri të ditur se 18 pacientë ja...