Aktualitet

10 Gusht 2020, 09:12 Nga DOSJA

ELBASAN– Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë lënë në burg ditën e sotme. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në masakrimin dhe goditjen e 27 herë me thikë të Regis Runajt, ngjarje e ndodhur më 29 korrik si dhe gjithashtu, akuzohen të kenë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur më 20 korrik.

Gjykata e Elbasanit dha sot masën “arrest me burg” për dy të rinjtë, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë dhebjanë pororsitur opër ekzekutimin e dy miqve, Ramazani dhe Runaj. Vendimi për ta është dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu. Të rinjtë u shfaqën të qetë gjatë seancës ndërkohë që rrethoheshin nga forca të shumta policie. Sot është publikuar gjithashtu edhe fotoja e Xhuliano Hoxhës, të cilin e shikoni më poshtë.

Të dy u vunë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar dy ditë më parë në bashkëpunim me policinë e Elbasanit.

Kush ishin dy viktimat dhe çfarë i lidhte me njëri-tjetrin?

Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq me njëri-tjetrin. 39-vjeçari i njohur si RRamani ishte një person i skeduar edhe më parë nga Policia e Shtetit. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani  u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë. Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit  “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale. Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, personin që është në kërkim për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas dhe ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ndërsa 23-vjeçari Rigers Runaj, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. Vrasja e këtij të fundit dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ramazanit euglen halili regis runaj xhuljano hoxha emiljano ramazanit euglen halili regis runaj xhuljano hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 07:36

PËRMET– Policia e Përmetit ka arrestuar sot një 38-vjeçar, i cili është kapur me 15 doza kokainë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi ...