Aktualitet

U dyshua se u vra nga djali, Policia sqaron ngjarjen në Laprakë: S’ka shenja dhune, vdiq për shkaqe natyrale

10 Gusht 2020, 08:48 Nga DOSJA
U dyshua se u vra nga djali, Policia sqaron ngjarjen në Laprakë:

TIRANË- Policia e Tiranës ka sqaruar vdekjen e ndodhur sot në mëngjes në Lapurakë, ku u gjet e pajetë një 67-vjeçare. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranë bëjnë me dije se në trupin e Veronika Ramadanit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po ashtu Policia shton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, dhe nuk është vrarë nga i biri siç ishte raportuar më herët dhe siç ishin dyshimet e para të efektivëve, pasi i është bërë dhe një ekspertim mjeko-ligjor.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia.

Vdekja të moshuarës është raportuar sot paradite dhe mësohet të ketë ndodhur gjatë orëve të fundit.  Në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. 67-vjeçarja vuante nga skleroza. Kohët e fundit ajo ishte konfliktuar disa herë me të birin, saqë kishte ndërhyrë edhe policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e vdekur 67-vjeçarja në laprakë policia tirane veronika ramadani gjendet e vdekur 67-vjeçarja në laprakë policia tirane veronika ramadani

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 07:36

PËRMET– Policia e Përmetit ka arrestuar sot një 38-vjeçar, i cili është kapur me 15 doza kokainë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi ...