Aktualitet

Aksidenti me parashutë i 39-vjeçarit në Llogara, Federata e Aeronautikës: Nuk ishte piloti jonë, shprehim keqardhje

10 Gusht 2020, 08:41 Nga DOSJA
Aksidenti me parashutë i 39-vjeçarit në Llogara, Federata e

TIRANË- Federata Shqiptare e Aeronautikës njofton se personi që është rrëzuar dje gjatë tentativës së hedhjes me parashutë nga Llogaraja nuk është pjesë e federatës.

Në një njoftim për mediat, kjo federatë shprehet se është e keqardhur për aksidentin që i ka ndodhur 39-vjeçarit. Më tej në njoftim ftohen të gjithë ata që duan të shijojnë mrekullinë e fluturimit, të vazhdojnë të besojnë tek ekipi i tyre, pasi kanë 27 vite eksperiencë.

REAGIMI I PLOTË

Federata Shqiptare e Aeronautikes shpreh keqardhjen dhe shqetesimin per nje incident qe ka ndodhur ne dt. 9 gusht 2020 ne Llogara, kur nje fluturim dysh deshtoi, fatmiresisht pa pasoja tragjike, per nje gabim njerezor. Federata sqaron se ngjarja ne fjale nuk ka te beje absolutisht me aktivitetin 27 vjecar te fluturimeve dyshe, me pasagjere, zhvilluar nga pilotet profesioniste te Federates sone, nen organizimin e SkySportS Albania.

Ekipi i piloteve profesioniste qe operojne ne Llogara jane pilote te ekipeve kombetare te Shqiperise edhe Koseves nen Federaten Shqiptare te Aeronautikes dhe Federates Aeronautike te Kosoves, te cilet respektojne cdo rregull e protokoll qe kerkojne sportet e bukura te ajrit. Ftojme te gjithe ata qe duan te shijojne mrekulline e fluturimit te vazhdojne te besojne tek ne si ekipi i vetem serioz qe ofron sigurine e garancine si keto 27 vjet. Kush fluturon, dashuron.

Ky reagim vjen një ditë pasi një 39-vjeçar me inicialet L.A., është plagosur pasi është rrëzuar me parashutë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, pasditen e djeshme, pranë plazhit të Palasës. Mësohet se 39-vjeçari, banues në Tiranë, është hedhur me parashutë nga Llogaraja por diçka ka shkuar keq dhe ai është rrëzuar në një përrua në Palasë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet federata shqiptare e aeronautikës rrezohet 39 vjecari me parashute federata shqiptare e aeronautikës rrezohet 39 vjecari me parashute

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 07:36

PËRMET– Policia e Përmetit ka arrestuar sot një 38-vjeçar, i cili është kapur me 15 doza kokainë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi ...