Aktualitet

Bashkëshortja kujton e vetme Havzi Nelën, proteston ne heshtje me poezitë dhe fotot e tij

10 Gusht 2020, 09:06 Nga DOSJA
Bashkëshortja kujton e vetme Havzi Nelën, proteston ne heshtje me

TIRANË- Bashkëshortja e Havzi Nelës, poetit të vrarë nga regjimi komunist ka kujtuar e vetme bashkëshortin e saj. Një qytetar e ka fotografuar atë sot para bustit të Hazvi Nelës në qendër të Kukësit.

Ajo në shenjë protestë ka nxjerr të gjithë librat me poezi të bashkëshortit të saj, por edhe fotot të ndryshme dhe i ka ekspozuar në qendër të qytetit.

Kjo është bashkëshortja e martirit Havzi Nela, i varur nga regjimi komunist para 32 vjetësh. Në përvjetorin e vdekjes së tij ajo ka zgjedhur këtë formë proteste për mos ndëshkimin e fajtorëve dhe lënien e saj në harresë.

Rastësisht e pashë pranë bustit të Havzi Nelës në Kukës dhe ndjeva keqardhje, jo për atë zonjë po për ne si shoqëri që as nuk dënojmë krimet e komunizmit por as nuk mbështesim këtë zonjë që në çdo sistem ka vuajtur. Këto foto janë bërë të busti i Havzi Nelës në Kukës”, shkruan qytetari.

Bashkëshortja e poetit ka shkuar sot pranë bustit të tij për 32-vjetorin e vrasjes. Poeti u shpall armik i pushteti komunist dhe pas shumë vitesh burgim, u vendos që ai të vritej.  Më 10 gusht 1988, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet havzi nela varja e poetit havzi nela havzi nela varja e poetit havzi nela

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 07:36

PËRMET– Policia e Përmetit ka arrestuar sot një 38-vjeçar, i cili është kapur me 15 doza kokainë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi ...