Aktualitet

Nuk zbatuan protokollet anti-covid, gjobiten 4 pronarë restorantesh në Fier

10 Gusht 2020, 07:20 Nga DOSJA
Nuk zbatuan protokollet anti-covid, gjobiten 4 pronarë restorantesh në

FIER- Policia e Fierit gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren ka gjetur në shkelje katër pronarë restorantesh. Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se 4 administratorët e këtyre subjekteve janë ndëshkuar me nga 1 milionë Lekë gjobë. 

Mësohet se gjoba është vendosur kundër administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit. Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba bizneseve policia fier protokolli i covid gjoba bizneseve policia fier protokolli i covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 06:22

TIRANË-Një qytetare ka denoncuar me foto gjendjen, në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor në Shqipëri.  Qytetarja për JOQ ka dërguar disa foto, ku mjekët ...