Bota

Shkon në 5 numri i viktimave në ishullin grek për shkak të përmbytjeve, evakuohen banorët e 3,000 shtëpive nga zona

9 Gusht 2020, 11:52 Nga DOSJA
Shkon në 5 numri i viktimave në ishullin grek për shkak të

GREQI-Edhe dy persona të tjerë kanë  humbur jetën së fundmi në Greqi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia që ka goditur ishullin grek. Mësohet se viktimat janë një burrë në moshën 75 vjeçare dhe një tjetër në moshën 39 vjeçare.

Ndërkohë pak orë më parë mediat e huaja raportuan se humbën jetën dy të moshuar  dhe një foshnje tetë muajsh.

Grupet e shpëtimit qe kanë shkuar ne zonë për te ndihmuar banorët raportojnë se vendi po përballet me një katastrofë, sakaq shtojnë se mbi 3000 janë përfshirë nga përmbytjet. Autoritetet thonë se banorët e shtëpive po evakuohen nga zona.

Sipas raportimeve nga zona një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë te përmbytura, ndërsa ne disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota permbytjet ne rusi permbytjet ne rusi

Sondazh

Poll