Bota

Anthony Fauci, ‘shuan’ shpresën: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë pjesërisht efektive

9 Gusht 2020, 08:09 Nga DOSJA
Anthony Fauci, ‘shuan’ shpresën: Vaksina kundër

SHBA- E teksa e gjithë bota i kanë sytë tek vaksina kundër koronavirrusit, eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka shokuar me deklaratën e tij ku  paralajmëron se vaksina Covid-19 mund të jetë pjesërisht efektive.

“Ne nuk dimë ende se cili është efikasiteti. Ne nuk e dimë nëse do të jetë 50% ose 60%. Unë do të doja të ishte 75% ose më shumë, por shanset për të qenë 98% efektive nuk janë të mëdha, që do të thotë që nuk duhet të braktisni kurrë qasjen e shëndetit publik.”- thotë Fauci.

Sipas tij shtetet, por edhe qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë masat e shëndetit publik, përfshirë distancimin shoqëror, larjen e duarve dhe veshjen e maskave, pasi kjo është mënyar e duhur për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Sipas Faucit të dhëna përfundimtare për vaksinën mund të dalin në Nëntor ose Dhjetor të këtij viti në SHBA.

Ndërkohë Rusia e cila pak ditë më parë raportoi se e kishte zbuluar vaksinën dhe se në Tetor do niste fushatën e vaksinimit, së fundmi  është tërhequr nga vendimi.

Gara për të zhvilluar, aprovuar dhe prodhuar një vaksinë Covid-19  ka përfshirë jo vetëm shkencëtarët por edhe qeveritarët.

Burimi:.aljazeera.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne bote anthony fauci koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll