Bota

Esper: SHBA-ja do të reduktojë numrin e ushtarëve në Afganistan

9 Gusht 2020, 11:16 Nga DOSJA
Esper: SHBA-ja do të reduktojë numrin e ushtarëve në

 SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper   ka njoftuar ditën e sotme se  Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në Afganistan “nën 5,000 trupa” deri në fund të muajit nëntor.

Sipas mediave komentet që  ka bërë Esper janë të ngjashme me paralajmërimin e bërë gjatë kësaj jave nga presidenti amerikan, Donald Trump lidhur me planet e tij për zvogëlimin e prezencës ushtarake në këtë shtet.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 8,600 trupa në Afganistan. Presidenti Trump në një intervistë të publikuar më 3 gusht nga Axios, ka thënë se SHBA-ja planifikon që ta zvogëlojë këtë numër në rreth 4,000.

Burimi: reuters.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mark esper shba mark esper shba

Sondazh

Poll