Bota

Pamje të dhimbshme! Revoltohen qytetarët e Bejrutit: Ne jemi në luftë me qeverinë tonë

9 Gusht 2020, 11:34 Nga DOSJA
Pamje të dhimbshme! Revoltohen qytetarët e Bejrutit: Ne jemi në

BEJRUT- Fotot që po shihni janë pamje nga protesta e dhunshme që është zhvilluar ditën e djehsme në Bejrut. Qyetetarët e kryeqytetit libanez janë ngritur në këmbë pasi shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit ku si pasojë humbën jetën 157 persona dhe u plagosën rreth 6 mijë të tjerë.

Siç shihet në foto qytetarët janë të revoltuar ndaj qeverisë  pasi sipas tyre autoritetet janë fajtorë për shpëthimin. Protestuesit hodhën kokteje molotov, kurse policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Mediat e huaja kanë raportuar se një polic ndërroi jetë pas një sulmi nga protestuesit, kur 60 civilë u plagosën.

“Njerëzit duan hakmarrje,” tha një protestues.

 ‘Qeveria ime vrau njerëzit tanë, Ju jeni të korruptuar, jeni kriminelë’.– brohoriste një tjetër gjatë protestës.

“Ne jemi në luftë me qeverinë tonë,” tha një tjetër.

Në mesin e protestuesve ishin edhe një grup me ish-ushtarakë në pension, që morën për disa orë nën kontroll edhe Ministrinë e Jashtme. Po ashtu në protestë kanë marrë pjesë dhe të plagosurit nga tragjedia e rëndë.

 (A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll