Bota

Tragjike në Indi/ Spitali Covid përfshihet nga flakët, 7 pacientë të infektuar humbin jetën nga zjarri

9 Gusht 2020, 07:33 Nga DOSJA
Tragjike në Indi/ Spitali Covid përfshihet nga flakët, 7

INDI- Të paktën shtatë pacientë kanë vdekur, pas një zjarri në një spital të përkohshëm Covid në Vijayawada, në jug-lindje të Indisë. Zjarri shpërtheu në Pallatin Swarna, një hotel që ishte përdorur për të trajnuar  pacientët, që ishin të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë   zjarrëfikësit dhe autoritetet, ku pacientët e mbijetuar tashmë janë trensferura në një spital tjetër në qytet. Mediat e huaja bëjnë të ditur se zjarri i filloi orës 05:00, sakaq ende nuk dihet se cili ishte shkaku i tij.

Ndërkohë Komisioneri i Policisë Vijayawada B Srinivasulu tha për mediat e huaja se në hotel ishin më shumë se 30 persona dhe se numri i vdekjeve ka të ngjarë të rritet.

Po ashtu bëhet e ditur se ministri Jagan Mohan Reddy ka njoftuar se të afërmit e viktimave do të marrin kompensim prej pesë milion rupie (51,000).

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humbin jeten pacientet me covid-19 zjarr ne indi humbin jeten pacientet me covid-19 zjarr ne indi

Sondazh

Poll