Bota

Kosova me bilanc lufte, në një jave humbën jetën 59 pacientë nga COVID-19

9 Gusht 2020, 07:20 Nga DOSJA
Kosova me bilanc lufte, në një jave humbën jetën 59

KOSOVË- Java e fundit në Kosovë ka qenë shumë e vështirë në përballje me COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë publikuar çdo ditë një bilanc lufte, ku çdo ditë kanë humbur jetën mesatarisht 10 pacientë dhe qindra të tjerë janë infektuar.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, këtë javë kanë humbur jetën 59 pacientë. Nëse të hënën në 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa sot ky numër ka arritur në 315.

Ndërkohë numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 59, teksa nga to 3 mijë e 942 janë ende aktive. Ky është një bilanc lufte, ku infrastruktura shëndetësore është duke shteruar dhe vendi po shkon drejt kolapsit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll