Bota

U largua në mënyrë misterioze/ Zbulohet më në fund se ku po qëndron ish-Mbreti i Spanjës

9 Gusht 2020, 08:59 Nga DOSJA
U largua në mënyrë misterioze/ Zbulohet më në fund se

SPANJË- Ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos,  ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi la vendin e tij të lindjes, duke qenë se u akuzua për korrupsion.  Një foto e publikuar nga grupi mediatik spanjoll, NIUS, tregon ish-monarkun duke zbritur nga një avion në Abu Dhabi.

Juan Carl u largua nga vendi  të hënën e kësaj jave dhe pse nuk pranoi akuzat që i ishin vënë  për korrupsion. Largimi i tij ka ndezur një debat të fortë në Spanjë për monarkinë.

Pas largimit pati shumë spekulime se ku mund të jetë vendosur ai. Mediat raportuan për një seri destinacionesh, por tani mësohet se ai është vendosur në Abu Dhabi.

Ai do të qëndrojë  në hotelin luksoz me pesë yje, ‘Emirates Palace’. Ish-mbreti është një mik i afërt me Princin e Kurorës në Abu Dhabi, Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Në qershor të këtij viti, Gjykata Supreme nisi një hetim në lidhje me implikimin e Juan Carlos në një kontratë për një hekurudhë të shpejtësisë së lartë me Arabinë Saudite. Firmat spanjolle fituan një kontratë për të ndërtuar lidhjen me tren mes Mekës dhe Medinës me vlerë 6.7 miliardë euro.

Më vonë u raportua se mbreti kishte depozituar në llogaritë e tij në Zvicër një shumë prej 100 milionë dollarësh. Sipas medive të huaja ky skandal mund të shkatërrojë përfundimisht monarkinë spanjolle.

Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota juan carl juan carl

Sondazh

Poll