Bota

“Nuk e imagjinoja as në ëndërr”/ Kërcënohet me vdekje eksperti në SHBA, Anthony Fauci: Kam marrë masa sigurie për ve

9 Gusht 2020, 08:42 Nga DOSJA
“Nuk e imagjinoja as në ëndërr”/ Kërcënohet

SHBA-Anthony Fauci, eksperti i sëmundjes infektive në SHBA, është kërcënuar me vdekje. Lajmin e ka bërë vetë të ditur eksperti duke thënë se për këtë i është dashur të marrë masa të larta sigurie  për të mbrojtur veten dhe familjen e tij pasi janë kërcënuar me jetë.

Sipas tij kërcënimet kanë ardhur  për shkak se ky i fundit është përpjekur për të ndaluar përhpjen e koronavirusit duke këshilluar autoritetet dhe njerëzit.

“Unë nuk do ta imagjinoja as në ëndërr se  njerëzit do  kundërshtojnë gjëra që janë prioritet  për shëndetit. Njerëzit  janë aq të vendosur  në idetë e tyre  dhe nuk u pëlqen unë them, saq edhe kërcënojnë me vdekje” thotë Fauci.

Megjithatë Fauci nuk ka dhënë asnjë informacion tjerër se nga kush është kërcënuar. Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit Administrata e Donald Trump ka kundërshtuar publikisht Faucin duke thënë se ai jep paralajmirime të rreme.

Burimi:.theguardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll