Bota

Bota përballë luftës me Covid-19/ Shkon mbi 19,8 milionë numri i të infektuarve, SHBA regjistron mbi 5 milionë të infektu

9 Gusht 2020, 07:17 Nga DOSJA
Bota përballë luftës me Covid-19/ Shkon mbi 19,8 milionë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,150,060 të infektuar dhe janë shënuar 165,074  vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 52,006  ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 695  pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 100,543  viktima dhe 3,013,369   milionë të infektuar. Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.212 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,854 persona.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,619 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 23 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar  35,203   viktima dhe në Francë  30,324 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,503 të tjerë.

Burimi: .worldometers

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koromnavirusi ne bote koromnavirusi ne bote

Sondazh

Poll