Bota

Shpërthimi në Bejrut/ Sot udhëheqësit botërorë do të mbajnë samitin e ndihmës, merr pjesë dhe Donald Trump

9 Gusht 2020, 06:35 Nga DOSJA
Shpërthimi në Bejrut/ Sot udhëheqësit botërorë do

LIBAN- Ditën e sotme, udhëheqësit ndërkombëtarë do të zhvillojnë  një takim për të diskutuar në lidhje me ndihmën , që do i japin Bejrutit, pesë ditë pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin libanez. Konferenca virtuale e vendosur nga Franca dhe Kombet e Bashkuara  do të fillojë në orën 2 të pasdites. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Një deklaratë nga pallati presidencial i Francës, thotë se konferenca e së dielës “do të synojë të mobilizojë partnerët kryesorë ndërkombëtarë të Libanit dhe të organizojë dhe koordinojë mbështetjen e urgjencës nga bashkësia ndërkombëtare”. Në konferencë do të marrin pjesë, përfaqësues nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Kina, Rusia, Egjipti, Jordan dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shpërthimi që ndodhi pasditen e 4 gushtit, la të paktën 157 njerëz të vdekur, 6,000 të plagosur dhe 300,000 të pastrehë.

Ndërkohë, zyrtarët thonë që shpërthimi në depo, i cili ruante mbi 2.7 mijë tonë nitrat amoniumi, shkaktoi dëme deri në 15 miliard dollarë (11.5bn £). Libani tashmë është  bllokuar nga një krizë e thellë ekonomike. Sakaq ditën e djeshme mijëra qytetarë kanë dalë në protestë duke sulmuar ministritë.  Mediat bëjnë me dije se për situatën që ka kapluar vendin ata janë lënë fajin qeverisë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll