Bota

Zjarr në një pallat në Republikën Çeke, humbin jetën 11 persona, plagosen 10 të tjerë

9 Gusht 2020, 06:49 Nga DOSJA
Zjarr në një pallat në Republikën Çeke, humbin

ÇEKI– 11 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri në një pallat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin veri-lindor në Bohum, në Republikën Çeke, ku mes viktimave janë edhe 3 fëmijë.

Mediat e huaja, kanë bërë të ditur se gjashtë persona humbën jetën si pasojë e zjarrit ndërsa 5 të tjerë vdiqën për shkak se u hodhën nga kati i 11 i pallatit në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve.

Mësohet po ashtu se si pasojë e zjarrit dhjetë persona, përfshirë dy zjarrfikës dhe një oficer policie, janë plagosur.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit Moravia-Silesia ka thënë  se zjarri mund të jetë venë me qëllim por megjithatë ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota çeki moravia-silesia zjarr ne nje pallat ne ceki çeki moravia-silesia zjarr ne nje pallat ne ceki

Sondazh

Poll