Bota

Marrëveshja e detit me Egjiptin, ish-ministri Kotzias: Dobëson Greqinë, nuk mund të kemi pretendime në negociatat për pakt

9 Gusht 2020, 06:20 Nga DOSJA
Marrëveshja e detit me Egjiptin, ish-ministri Kotzias: Dobëson

GREQI- Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias, shprehet se marrëveshja për detin që ka nënshkruar Greqia me Egjiptin, ka dobësuar Greqinë të negociojë me Turqinë dhe Shqipërinë për një pakt të ri për detin.

Në një analizë të publikuar në mediat sociale, Kotzias kritikon marrëveshjen e juridiksionit detar që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin. Ai tha se marrëveshja e Zonës Ekskluzive Ekonomike që Egjipti ka nënshkruar me Administratën Greke të Qipros Jugore është bërë nën principin e “kufirit të mesëm”, ndërsa me atë të Greqisë ka marrë parasysh gjatësinë e bregut.

“Prandaj kur është përcaktuar vija në mes Egjiptit i ka takuar 55%, ndërsa Greqisë 45%. Kjo në një farë mënyre, është një qasje e afërt me kërkesën e Turqisë”, tha ai.

Po ashtu ish-ministri shprehet se ashtu si në shembullin e Italisë, edhe në këtë marrëveshje ka bërë kompromis, duke shtuar se Greqia me këtë hap ka dobësuar fuqinë e saj të negociimit në të ardhmen me Shqipërinë dhe Turqinë. “Fatkeqësisht, në këtë marrëveshje vetëm Greqia bëri kompromis, ndërsa Egjipti nuk ka hedhur hap pas në asnjë pikë“, u shpreh Kotzias.

Marrëveshja e detit mes Egjiptit dhe Greqisë është nënshkruar dje në Kajro. Pas nënshkrimit të këtij pakti ka ardhur dhe reagimi i parë nga Turqia, ku Ministria e Jashtme thekson se Greqia dhe Egjipti nuk kanë asnjë kufi detar të ndërsjellë dhe se marrëveshja është “e pavlefshme” për ta.

Tashmë pritet që Greqia të nënshkruajë dhe marrëveshjen me Shqipërinë dhe Turqinë, ku negociatat me të dy vendet kanë ngrirë. Pak kohë më parë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias dhe ai i Italisë, Luigi Di Maio nënshkruan marrëveshjen për detin, duke mbyllur një ngërç në marrëdhëniet mes tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marreveshja e detit niko kotzias marreveshja e detit niko kotzias

Sondazh

Poll