Bota

Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Vdes gruaja e ambasadorit të Holandës në Liban

8 Gusht 2020, 19:55 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Vdes gruaja e ambasadorit të

LIBAN– Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut i ka marrë jetën edhe Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans.

Ajo ka vdekur pas plagëve të rënda që mori nga shpërthimi i fuqishëm i së martëës në portin e kryeqytetit.

Në bazë të një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandisë, Hedwig Waltmans-Molier e cila në të njëjtën kohë ishte e angazhuar në departmentin e burimeve njerëzore në Ministri, ka humur jetën në spitalin ku ndodhej për trajtim.

Në deklaratë thuhet se çifti një javë më parë kishte përfunduar pushimet dhe ishte kthyer në Bejrut, ndërsa gjatë shpërthimit ata ndodheshin në shtëpinë e tyre.

Ministria holandeze ka bërë të ditur se përveç vdekjes së gruas së ambasadorit janë plagosur edhe 6 shtetas holandezë përfshirë këtu edhe punonjës të tjerë të ambasadës.

Ndërsa Holanda njoftoi se ka dërguar një ekip kërkim-shpëtimi prej 67 personash me qëllim për ndihmë ndaj shtetasve të saj në Bejrurt.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi më 4  gusht në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 158 viktima  dhe mbi 6 mijë të plagosur. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se vijojnë hetimet për ngjarjen ndërsa në kryeqytet kanë nisur protesta të dhunshme kundër qeverisë.

Burimi:  NDTV

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nisin protestat ne liban shperthimi ne liban vdes hedwig waltmans-molier nisin protestat ne liban shperthimi ne liban vdes hedwig waltmans-molier

Sondazh

Poll