Aktualitet

Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua sot në Vaun e Dejës, 27-vjeçari u qëllua me armë teksa po udhëtonte me

9 Gusht 2020, 07:12 Nga DOSJA
Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua sot në Vaun

VAU I DEJËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 27-vjeçarit, Gjin Ndoji në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Burimet bëjnë me dije se viktima mbante dy identitete, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi. Ai është nga qyteti i Shkodrës dhe nuk dihen arsyet pse u ekzektua në këtë fshat.

Sakaq mësohet se pranë trupit të pajetë të të riut është gjetur dhe automjeti tip BMW luksoze, me të cilin po udhëtonte. Në këtë zonë nuk ka kameria sigurie apo nuk është një rrugë shumë e populluar, çka mendohet se ka qenë një atentat i mirëmenduar.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Shkjezë. I riu është qëlluar me një plumb në kokë. Banorët lajmëruar policinë, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin boriçi gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës gjin boriçi gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll