Aktualitet

Shuarja e Arben Bajos, Fate Velaj: Nuk e ndihmova dot as unë e as shteti, as vepra e tij

9 Gusht 2020, 06:59 Nga DOSJA
Shuarja e Arben Bajos, Fate Velaj: Nuk e ndihmova dot as unë e as shteti,

TIRANË- Deputeti Fate Velaj, i cili është dhe artist ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij Arben Bajo. Në një postim në mediat sociale, Velaj shkruan se Bajo tashmë nuk është pasi ai nuk u ndihmua dot nga askush, as nga shtetit.

Deputeti shkruan se kundër COVID-19, Bajo nuk u ndihmua dot as nga arti i tij dhe tashmë bashkë me artistin ka vdekur dhe koha e bronxit.

“ARBEN BAJO nuk është më.  Unë nuk e ndihmova dotë. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vace Zela.  Bronxi i saj. Kitara.

As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në  dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj,  tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”, shkruan Velaj.

Skulptori Arben Bajo, që prej ditësh ishte në luftë me COVID-19, sot e ka humbur betejën. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta. Bajo me një karrierë të spikatur në skulpturë sot është ndarë nga jeta, pasi COVID-19 u tregua më i fortë se ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bajo covid i merr jeten skulptorit bajo fate velaj koronavirusi ne shqiperi vdes arben bajo arben bajo covid i merr jeten skulptorit bajo fate velaj koronavirusi ne shqiperi vdes arben bajo

Sondazh

Poll