Aktualitet

COVID-19 i merr jetën skulptorit, Arben Bajo shuhet në Infektiv. Miqtë mesazhe ngushëllimi: Çfarë trishtimi, do na mungosh

9 Gusht 2020, 06:26 Nga DOSJA
COVID-19 i merr jetën skulptorit, Arben Bajo shuhet në Infektiv.

TIRANË- Skulptori i njohur, Arben Bajo, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Prej ditësh ai ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19 dhe nuk e ka fituar dotë betejën me virusin. 

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetët sociale, ku shprehen se Bajo ka humbur betejën me virusin. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Po ashtu një mike e tij në mediat sociale, teksa ka publikuar një nga skulpturat e Bajos, jep lajmin e keq për ndarjen e tij nga jeta. 

U prefsh në paqe Arben Bajo! Unë nuk e njoh Arbenin, e mesa duket as nuk do ta njoh më. Por kam vite që ndjek në Instagram skulpturat e tij të adhuruara. Shpesh kam gjetur edhe muzën për të krijuar. Nëse hyn në skulpturat e tij kupton veçse njerëzoren, të brendshmen.Arbeni kapte elementë emocionalë që dinin të shprehnin ndjenjat njerëzore. Portretet e skalitura janë personazhe të thjeshtë, por që lënë gjurmë tek auditori. Arti i tij duhej të vleresojej, por mbetet si gjithçka që merr vlerë pas vdekjes !… Para disa vitesh shikon foton e tim vëllai në profilin tim e më thotë se kanë qënë shokë klase. Sivjet do të bënin 50 vjeç. Por mesa duket do takohen në jetën tjetër. Të fala tim vëllai Arben ! Të qoftë dheu i lehtë! Një nga portretet qe adhuroja nga A.Bajo“, shkruan Anila Toto. 

Prej ditësh Bajo ka qenë në luftë me COVID-19 dhe ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Dje në mëngjes shumë miq të tij treguan se ai ishte në gjendje kritike dhe kërkuan gjak për t’i shpërtuar jetën. Edhe pse në pak orë u gjet gjaku i nevojshëm, skulptori është ndarë nga jeta. 

Pas ndarjes së tij nga jeta të shumtë kanë qenë miqtë e tij që kanë shprehur ngushëllimet. Edi Rama, Fate Velaj dhe Elva Margariti kanë qenë politikanët e parë që kanë reaguar për humbjen e artistit, me të cilin kanë pasur dhe njohje personale.

Kush është Arben Bajo?

Bajo ka lindur në Gjirokastër në vitin 1967 dhe është diplomuar pranë Akademisë së Arteve të Tiranës në degën e skulpturës, në vitin 1992. Pas studimeve e vazhdon karrierën e tij në Athinë, deri në vitin 2000, ka marr pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare. Prej vitit 2006 ka jetuar në Tiranë, ku vijoi dhe jetën artistike. Ai ka qenë dhe pedagog në Departamentin e Skulpturës pranë Universitetit të Arteve. 

Bajo gjithashtu njihet dhe për miqëinë e vjetër që ka me kryeministrin Edi Rama, por kjo nuk e ndihmoi dot që të fitonte betejën me COVID-19.  Po ashtu Bajo do të mbetet në memorien e të gjithë shqiptarëve, pasi ai është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, por edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bajo covid i merr jeten skulptorit bajo koronavirusi ne shqiperi vdes arben bajo arben bajo covid i merr jeten skulptorit bajo koronavirusi ne shqiperi vdes arben bajo

Sondazh

Poll