Aktualitet

Shpejtësi e lartë, të dehur në timon dhe pa patentë, Policia ndëshkon shoferët e rrezikshëm: 2 u arrestuan

9 Gusht 2020, 06:52 Nga DOSJA
Shpejtësi e lartë, të dehur në timon dhe pa patentë,

TIRANË- Policia Rrugore gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore të Tiranës dhe ka ndëshkuar disa shoferë të pabindur. Në një njoftim në mediat sociale, bëhet me dije se gjatë natës janë ndëshkuar 15 shoferë të cilët drejtonin mjetin me shpejtësi që arrinte deri në 157 km/h, të cilëve iu është hequr dhe patenta.

Ndërkohë mësohet se janë gjobitur dhe 14 shoferë të tjerë, të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë. 12 drejtues të tjerë mjetesh janë kapur tapë në timon dhe janë ndëshkuar, ku dy prej tyre janë arrestuar në flagrancë.

NJOFTIMI I PLOTË

Siguria rrugore?️, sfida jonë e përbashkët. Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Policisë Rrugore te Tiranes, me radar e drager ne te gjjtha rruget urbane dhe interurbane me rrisk te larte per aksidente rrugore. Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë – Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 08 Gusht dhe deri në orën 24.00, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi ️qe varionin nga 141 km/h – 157 km/h, ndaj te cileve u vendosen sanksionet administrative dhe pezullimet e lejeve te drejtimit.

Si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për mos rregullim shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Gjithashtu gjatë kontrolleve me Radar dhe verifikimit të të dhenave personale, u be i mundur identifikimi dhe me pas kapja ne flagrance e shtetasit me iniciale G. H, i cili ishte shpallur ne kerkim per vepren penale “Heqja e paligjshme e lirise”. Ky shtetas qarkullonte me shpejtësi 141 km/h dhe me Patentë të pezulluar 4 ditë më parë nga Policia Rrugore e Tiranës po për shpejtësi. Kontrollet vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit per kontrollit e perdorueseve te mjeteve qe drejtojne mjetet nen efektin e alkoolit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore qe vijne si rezultat i perdorimit te alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve me alkooltestues jane evidentuar dhe proceduar deri ne keto momente 12 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen efektin e alkoolit, nga te cilet dy prej tyre jane arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur, ku nje drejtues rezultoi me 0.64 mg/l, ndersa tjetri 0.53 mg/l. Makina mund të vrasë? edhe më shumë se një arme, nese mjeti perdoret dhe drejtohet ne kundershtim me normat e sjelljes, ndaj tregoni kujdes maksimal per jeten tuaj dhe te tjereve. #FundjavePerTeFestuar #StopAlkoolit?NeTimon #Stop️Shpejtesise?.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore shoferet problematike policia rrugore shoferet problematike

Sondazh

Poll